Rusia pretendon se ka prova që Ukraina kishte planifikuar një sulm në Donbas

Ministria ruse e mbrojtjes ka pohuar se ka dokumente sekrete që tregojnë se Ukraina po planifikonte një sulm në rajonin separatist të Donbasit të mbështetur nga Rusia në lindje të vendit.

Vladimir Putin e njohu Donbasin si të pavarur vetëm disa ditë para se të pushtonte Ukrainën.

Dokumentet, të publikuara nga ministria, dyshohet se tregojnë se Kievi kishte planifikuar një sulm në rajon dhe kishte bërë përgatitje luftarake.

Këto dokumente, të cilat janë shkruar në gjuhën ukrainase, nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.


Shtuar 9.03.2022 08:28