Moska goditi sot një termocentral në rajonin Vinnytsia për të dytën ditë radhazi.
Sky News shkruan se personat që panë të gjithë ngjarjen thanë se zona u godit nga dronët kamikaze të prodhuar nga Irani për të dytën ditë radhazi.
E fundit u raportua nga DTEK, kompania më e madhe e energjisë në Ukrainë, ku mbetën të plagosur gjashtë persona nga shpërthimi.
Edhe pajisjet energjetike u dëmtuan sërish, pasi ishte nisur puna për restaurimin e tyre.
Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, ndërsa deri më tani vetëm një pjesë prej tyre iu është rikthyer furnizimi me energji.