Rusët kundër Putinit për pushtimin e Ukrainës

The Economist

Igor Strelkov Girkin nuk e ka nënvlerësuar kurrë idenë e pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Si veteran i ushtrisë ruse që udhëhoqi grupin e parë të armatosur në provincën Sloviansk në prill 2014, në fakt ai filloi luftën në rajonin e Donbasit.

Më pas, ai kaloi muajt e ardhshëm duke i kërkuar Vladimir Putinit, me dëshpërim të bashkonte zonat rusishtfolëse në Ukrainën lindore nga Kharkiv në Odessa dhe Krimenë e aneksuar së fundmi. Kjo do të kishte vënë një pjesë të madhe të territorit nën kontrollin rus. Por trupat nuk mbërritën kurrë.

Tani, Girkin thotë se nuk është momenti. Ukraina është armatosur me armë moderne dhe një pushtim tokësor nuk do të ishte një vendim i duhur pasi do të zgjaste shumë.

“Nuk ka mjaftueshëm trupa që janë mobilizuar,” thotë ai. Maksimumi që Putin po bën është një shpërqendrim ushtarak, ndoshta për të tërhequr trupat nga një operacion në Donbas. Ish-komandanti është një nga personat e shumtë në Moskë që janë kundër pushtimit të Ukrainës, raporton abcnews.al

Nëse ndodh një luftë e madhe në Europë – lufta që shumë analistë perëndimorë besojnë se rrjedh logjikisht nga vendosja e një force të madhe konvencionale, së bashku me infrastrukturën mbështetëse në të tre anët e Ukrainës, shumica e rusëve do të kapen në befasi. Propaganda zyrtare nuk po përgatitet për të, madje as elita nuk e ka parashikuar diçka të tillë.

Të të njejtit mendim janë edhe personat që ndihmuan në formësimin e sistemit politik të Rusisë. Gleb Pavlovsky, një këshilltar i ngushtë i Putinit gjatë dy mandateve të tij të para në pushtet, nga viti 2000 deri në 2008, thotë se Kremlini beson se fiton shumë më tepër nga kërcënimi i luftës sesa vetë lufta.

Rritja e përshkallëzimit është thelbësore për të bërë më efektiv çdo kërcënim të mundshëm; Ky është një mësim që politikëbërësit e Moskës e mësuan nga strategu ushtarak amerikan Thomas Schelling. Kjo nuk e bën kërcënimin tërësisht iluzion, apo një bllof.

“Rreziku vjen nga fakti se ata nuk janë plotësisht në kontroll të vijave të tyre të kuqe,” thotë ai.

Tani për tani, Rusia dhe Amerika janë ende duke biseduar por pa arritur në një përfundim. Ajo që Kremlini nuk po bën ende është t’ua shesë hapur idenë e një pushtimi të afërt popullit të tij. Ndonjëherë, vendi ndërmerr vetëm operacione “paqeruajtëse”. Në vitin 2008, zyrtarët thanë se “e kishte detyruar Gjeorgjinë drejt paqes”.

Në vitin 2014, ajo pranoi Krimenë në Federatën Ruse pas një referendumi në favor.

Një sulm i madh ndaj Ukrainës do të kërkonte shumë më tepër kreativitet.

Lidhjet e ngushta kulturore dhe familjare prej shekujsh tashmë e kanë bërë më të vështirë krijimin e një preteksti për një pushtim. Edhe pas tetë vitesh konflikt dhe propagande, rusët janë të përçarë në Ukrainë. Sondazhet nga Qendra Levada, sugjerojnë se gati gjashtë në dhjetë persona janë kundër çdo lufte me fqinjin e tyre “vëllazëror”.

Qëndrimi zyrtar i qeverisë është në përputhje me shumicën. Në fund të janarit, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme e përshkroi luftën me Ukrainën si “të paimagjinueshme”. Zyrtarët, megjithatë, thanë pothuajse të njëjtën gjë pak para aneksimit të Krimesë në 2014. Shumë nga të njëjtët ekspertë vendas nuk arritën të parashikonin se Putin do të pushtonte Krimenë dhe do të rrezikonte izolimin ndërkombëtar, raporton abcnews.al

Dhe fakti se si lideri prej 22 vitesh i Rusisë i merr vendimet e tij është përkeqësuar që atëherë.

Megjithatë, situata aktuale është e ndryshme nga skenari i Krimesë. Nuk ka asnjë përfitim të qartë në marrjen nën kontroll të një vendi të shkatërruar nga lufta dhe armiqësor, edhe pas grumbullimit të trupave. Askush nuk po përpiqet të argumentojë se Ukraina i përket Rusisë. Çmimi i konfliktit –vendosja e më shumë sanksioneve është e kuptueshme.

Rënia e bursës dhe vlera e rublës kanë rritur frikën e popullit. Rreth 10% e rusëve janë tani aksionarë, një numër që është rritur 16-fish që nga Krimea. Më të shqetësuarit janë duke i shitur dhe po largohen. Alexei Levinson i Levada thotë se Kremlini mund të vendosë në favor të tij situatën edhe nëse Putin vendos të pushtojë vendin.

Mbështetësit kryesorë të presidentit, kanë një qëndrim negativ ndaj NATO-s dhe besojnë se Ukraina nuk është një vend i pavarur por një përfaqësues i Amerikës.

Një luftë e tillë mund të pretendohet dhe as kritika lokale dhe as sanksionet nuk do të përbënin asnjë pengesë për një pushtim të mundshëm.

Kjo është natyra e regjimit të Putinit.

Teksa peshon zgjedhjet e tij, udhëheqësi rus nuk ka gjasa të ndihet i kufizuar nga pikëpamjet e huaja. Ajo që mund të ketë më shumë rëndësi është fakti se çfarë saktësisht mund të fitojë ai nga negociatat me homologun e tij amerikan.

Nëse ai do të shmangte luftën, vendimi i tij do të mirëpritej dhe mbështetej gjerësisht: “E vetmja gjë që mbështetësit nuk kanë kërkuar kurrë prej tij është ndërshmëria”, thotë Levinson. /abcnews.al/


Shtuar 7.02.2022 17:24