Ekspertët e shëndetit e kanë përshkruar rrushin si “mbretin” e frutave, dhe nëse shikojmë profilin e tyre ushqyes, patjetër që do të pajtohemi me to.
Rrushi është një frut i preferuar i të rinjve dhe të moshuarve. Vera, mushti, rrushi i thatë dhe uthulla bëhen nga rrushi.
Vlera ushqyese
Pavarësisht nga madhësia e tij mikroskopike, rrushi përmban në përbërjen e tij një numër të madh fitonutrientësh të cilët, siç është vërtetuar, ndihmojnë në forcimin e organizmit.
Më konkretisht, një filxhan rrush i freskët përmban përafërsisht:
Kaloritë: 104
Karbohidratet: 27.3 gr
Proteina: 1.1 gr
Acidet yndyrore: 0.2 gr
Fibra: 1.4 gr
Vitamina B2: 0.1 mg (6%) *
Vitamina B6: 0.1 mg (6%) *
Vitamina K: 22 μg (28%) *
Vitamina C: 16.3 mg (27%) *
Bakër: 0.2 mg (10%) *
Kalium: 288 mg (8%) *
Mangan: 0.1 mg (5%) *
/albeu.com/