Rrumbullaku takim me strukturat drejtuese në Vlorë, në fokus lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e policisë së Vlorës.

Mësohet se takimi me dyer të mbyllura ka në fokus  luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike por edhe çështje të tjera të rëndësishme të cilat po hetohen nga policia e Vlorës.

Vetëm një ditë më parë, Rrumbullaku zhvilloi një takim me drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Fokusi i diskutimeve ishte ecuria e hetimeve për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në kryeqytet.

Pjesë e diskutimit ishte edhe ngërçi i shkaktuar për moszbardhjen e këtyre ngjarjeve.

Në takim morën pjesë edhe ekspertët e krimeve që po punojnë për zbardhjen e këtyre ngjarjeve./Albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 13:49