Fillimi i javës që presim përpara do na rezervojë një mot të paqëndrueshëm. Sinoptikanët thonë se dita e hënë pritet të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme dhe parashikohet të jetë alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu kryesisht në veri dhe përgjatë relieveve malore të vendit.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e martë parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në mesditë të cilat në ekstremin verior do të pasohen nga reshje lokale shiu.
Të mërkuren, të enjten dhe të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësirat të pakta kalimtare përgjatë maleve.
Era do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Përsa i përket fushës termike, temperaturat pritet të pësojnë rritje graduale në të dyja vlerat duke filluar nga dita e mërkurë.