Rritje e lehtë e shifrave, pse do të rikthehen nxënësit në shkolla

Komiteti i Ekspertëve ka propozjë rikthimin në banka të gjithë nxënësve nga klasa e parë në të dymbëdhjetën evtëm një muaj para mbarimit të shkollës.

Nga mësimi i alternuar midis shtëpisë dhe shkollës sipas skenarit të dytë, përshtatur një situate epidemiologjike të rënduar, shkollat 9-vjeçare e të mesme kalojnë nga e marta e javës që vjen në të parin, referuar shifrave të qëndrueshme, siç thonë ekspertët.

Nuk ka vonuar shumë që ministrja e Arsimit, Evis Kushi, t’i përgjigjet pozitivisht rekomandimit të komitetit, duke shprehur gatishmërinë për hapjen e shkollave që në fillim të javës që vjen. /albeu.com/

Shtuar 30.04.2021 10:04