Humbasin shpresat për Kodhelin dhe Majkon, kush siguroi karrige në Kuvend nga“garda” e vjetër e PS-së

Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi, dy kandidatët që thyen herësin në Tiranë po vijojnë të mbajnë kreun e 18 kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste që pritet të marrin mandatin në Kuvendin e ardhshëm.

Më i votuari në Tiranë është Fatmir Xhafaj me 16738 vota ndërkohë që pas tij renditet Ornaldo Rakipi me 15697 duke lënë pas edhe Belinda Ballukun që mbante kreun në Tiranë prej dy ditësh.

Ndërkohë kur ka mbetur edhe një qendër votimi pa u numëruar, tashmë thuajse nuk ka më shpresa për Pandeli Majkon dhe Mimi Kodhelin.

Majkos i duhen të paktën edhe 1300 vota për të thyer një nga të preferuarit, ndërkohë me më pak vota renditet edhe Mimi Kodheli e cila deri më tani ka arritur të grumbullojë 5597 në total.

Nga ministrat është Ahmetaj, Spiropali, Debaj, Balluku dhe Manastirliu që hynë pa problem në Kuvend.