Rritja e rasteve me COVID-19, Holanda rivendos kufizimet

Qeveria holandeze ka rivendosur kufizimet për klubet dhe diskot, festivalet muzikore dhe restorantet, pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 tek të rinjë.

Kujtojmë se Holanda hoqi shumicën e masave të bllokimit më 26 qershor, ndërsa 2/3 e popullsisë kishte marrë vaksinën.

Sidoqoftë, me baret, restorantet dhe klubet e natës të hapura, rastet e reja janë rritur në muajt e fundit. Më shumë se 5,400 raste janë raportuar në 24 orët e fundit, krahasuar me më pak se 1,000 një javë më parë./albeu.com

Shtuar 9.07.2021 13:56