Rrëzohet propaganda e Kushit, shkollat e mbyllin dimrin pa ngrohje, nxënësit në protestë

Disa ditë më parë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se po ndiqnin me prioritet situatën e shkollave në të gjithë vendin për sa i përket kushteve ku fëmijët zhvillojnë mësim.

Ajo deklaroi se ishte kërkuar marrja e menjëhershme e masave për sigurimin e ngrohjes.

Por me sa duket “urdhrat” për të siguruar kushtet e duhura nëpër klasa nuk janë zbatuar si duhet.

Nxënësit e gjimnazit Siri Shapllo në Gjirokastër kanë dalë në protestë sot.

Ata shprehen se bëjnë mësim në një shkollë pa kushtet minimale, ku klasat janë me lagështirë, pa ngrohje ëshë pse shkolla ka vetëm 3 vite që është rikonstruktuar.

Edhe ngrohëset që kanë tani, ata shprehen se i kanë blerë vetë.

Nxënësit i janë drejtuar me një peticion bashkisë së Gjirokastrës për plotësimin e kërkesave të tyre brenda dy javëve.

“Në katin e tretë shumica e klasave janë jashtë përdorimit. Mund të kenë ngelur shumë pak klasa të prekura pak ose të paprekura fare.

Shumë prej nesh jemi detyruar të ndërrojmë kalsat për shkak të klagështirës. Para vitit të ri erdhën dhe rregulluan se gjendja ishte shumë keq. Por pas rregullimit, u bë akoma dhe më keq,” tha një nxënëse e kësaj shkolle.

Ata shprehen se do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin derisa në klasa të krijohen kushtet e përshtatshme për mësim./Albeu.com/.


Shtuar 28.02.2023 11:24