Rrëzohet nga pema e arrës, humb jetën 40-vjeçarja në Pukë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku ka humbur jetën një 40-vjeçare.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima, shtetësja D.K, 40 vjeçe, ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pukë, Shkodër
Informacion paraprak.

Në fshatin Mesul, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, shtetësja D.K, 40 vjeçe, dyshohet se ka rënë nga një pemë arrë në pronë të saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 3.10.2021 16:46