Rrëzohet aeroplani në Milano, asnjë i mbijetuar

Një aeroplan privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën e ​​Via Marignano-s. Për pasojë kanë mbetur të pajetë të gjithë personat në bord.

Sipas raportimeve të mediave italiane, aeroplani u rrëzua rreth orës 13.09 dhe u përfshi nga flakët pasi u përplas në një ndërtesë të boshatisur që po rinovohej. Në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikësit, policia dhe karabinierët. Ndërsa, ekipet e shpëtimit flasin për pamje troditëse nga vendi i ngjarjes.

Aeroplani sapo ishte ngritur nga aeroporti privat Linate dhe kishte si destinacion Olbia-n , në Sardenjë. Mjeti fluturues u përplas pasi përshkroi 4 deri në 5 milje dhe më pas u përfshi nga flakët si pasojë e impaktit./albeu.com


Shtuar 3.10.2021 15:13