Rrezikoi të mbytej në det, shpëtohet turisti në Kavajë

Një turist në Kavajë ka rrezikur të mbytet sot në det, por fatmirësisht është shpëtuar. Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në Qerret, duke u larë në det, ka rrezikuar të mbytet shtetasi N. T., 50 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 2.08.2021 20:31