Rrezikoheshin 10 banesa, shuhet zjarri në Shkodër (VIDEO)

Zjarri që kishte rënë në Shkodër është shuar nga forcat zjarrfikëse. Mësohet se nga zjarri që kishte rënë në lagjen Tepe, rrezikoheshin 10 banesa, por tashmë situata është nën kontroll, pasi vatrat janë shuar nga angazhimi i 15 efektivëve zjarrfikëse.

Drejtori i Zjarrfikëses Agron Dibra është shprehur se zjarrvënevia ka qenë e qëllishme dhe i ka bërë apel policisë të vërë para përgjegjësisë autorët.

“Zjarret janë vënë qëllimisht. Rrezikoheshin 10 banesa. I bëj apel policisë të ndërshkojë personat e papërgjegjshëm”, tha Dibra.

Si paraqitet situata e zjarreve në Shkodër:

Në Bashkinë Malësi e Madhe janë regjistruar 3 vatra zjarri në shkurre e ferra, në njësinë administratie Gruemirë, Kastrat dhe Syri Sheganit, si dhe një rast zjarri në banesë.

Në Bashkinë Vau i Dejës është riaktivizuar në orët e mbrëmjes vatra e zjarrit në Cuakl të cilin e kanë menaxhuar 3 zjarrfikëse të MZHS-së dhe 2 vrojtues pyjes dhe 1 person nga policia bashkiake.

Në Bashkinë Fushë Arrëz ka pasur një vatër zjarri  dhe janë angazhuar rreth 35 forca policie nga komisariati i Pukës dhe Posta Policore Fushë Arrës, informon albeu.com.

Nga strukturat e MZSH-së janë rreth 30 forca, 12 nga Bashkia Fushë Arrëz dhe 18 nga bashkia Pukë dhe 5 mjete MZSH.

Këto struktura janë përqendruar në afërsi të banesave për të parandaluar avancimin e vatrave drejt shtëpive. Gjithashtu kanë ardhur në ndihmë për rreth 2 orë dhe helikopterë./albeu.com


Shtuar 5.08.2021 08:19