Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka zhvilluar një vizitë në Beograd ku është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Ky i fundit ka ndarë në Instagram foto nga vizita ku shkruan se, pas rreth 4 orësh bisedime për marrëdhëniet strategjike mes Serbisë dhe Hungarisë, ka zhvilluar një lojë bilardo me Orban.
“Pas tre orë e gjysmë bisedime rreth çështjeve strategjike për bashkëpunimin Serbi-Hungari, zhvillova një lojë miqësore bilardoje me Viktor Orban. Krenarë për marrëdhëniet e serbëve me hungarezët dhe mirënjohës për Orbanin që i kushton vëmendje dhe energji kësaj miqësie, për ta bërë reale dhe të sinqertë”, shkruan Vuçiç.