Rreshje gjatë gjithë ditës, si parashikohet moti të shtunën (FOTO LAJM)

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit të ditës së shtunë në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, loklaisht në jug me intensitet deri mesatar.

Në zonat malore reshje bore. Kjo situatë do të jetë prezente deri në orët e para të mëngjesit më tej moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme por më të ftohta. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare këto kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare kryesisht ditën e shtunë fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Për më shumë lajme nga moti klikoni këtu: https://albeu.com/moti/

Mund të jetë një imazh i harta, qiell dhe teksti

Shtuar 28.01.2022 23:51

Tags: ,