Cassano: Vlahovic bëri një zgjedhje të gabuar, investim i rrezikshëm

“Agnelli bëri një goditje të bujshme që askush nuk e priste, por jam i sigurt se Allegri nuk do të ndryshojë mënyrën se si luan”.

Kështu flet Antonio Cassano për BoboTV, duke komentuar kalimin e Dushan Vlahovicit te Juventus:

“Ai do të luajë saktësisht në të njëjtën mënyrë, Juventus me Allegrin në pankinë do të jetë ky. A është e drejtë zgjedhja e Vlahovicit?

Për mendimin tim është jashtëzakonisht e gabuar. Një hap i ndërmjetëm do të ishte nevojiten, për shembull, në skuadra si Arsenali, Tottenham, ose e njëjta Sevilla që mori Martialin. Vlahoviç mund të bëhet i fortë, por ky është një hap i rrezikshëm, sepse ai duhet të tregojë më shumë se çfarë i tregoi Fiorentinës. Ata do të kenë pak vështirësi, edhe për faktin se Juventusi padyshim luan keq. Për më tepër, nuk e shoh të përputhet mirë me ambientin e Juventusit, kjo është një ide që e kam bërë vetë. Shkurt, është një investim i rrezikshëm si për Juventusin dhe për lojtarin”. /albeu.com/

Shtuar 28.01.2022 23:30