Rrahu një klient në klubin e natës, arrestohet shqiptari në Maltë(Emri)

Policia e Maltës, ka vënë në pranga 21-vjeçarin Riald Gragjevi, pasi akuzohet se ka dhunuar rëndë një klient në një lokal. Riald Gragjevi, me banim në San Paël il-Baħar në Maltë, punonte truprojë në një klub nate.

Sulmi ndodhi natën e parë të vitit të ri në Paceville.

Rasti është shfaqur në një video në rrjetet sociale që tregojnë një grup personash që rrahin një të ri jashtë një klubi nate.

Gragjebi, i cili ishte njëri prej këtyre truprojave, u akuzua për rrahjen e Idris Ahmed Ademit, së bashku me persona të tjerë.

Ai u akuzua gjithashtu për prishje të qetësisë publike.

Idriss Ahmed Adem është nga Sudani dhe u dërgua në spitalin Mater Dei për trajtim.

Gragjevi u soll në gjykatë pasi policia e ndaloi në aeroport, nën dyshimin se ai do të tentonte të ikte jashtë vendit.

Para magjistratit Joe Mifsud, Riald Gragjevi u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tij.

Mbrojtja argumentoi se i pandehuri është viktimë në të njëjtin rast, pasi është rrahur dhe është goditur me një shishe qelqi.

Në lidhje me argumentin e prokurorisë se Gragjevi do të tentonte të arratisej nga Malta, mbrojtja tha se nuk ishte kështu, pasi bileta e avionit ishte blerë 3 javë më parë.

Megjithatë,Gragjevi u dërgua në paraburgim, ndërkohë që hetimet e policisë për rastin janë ende në vazhdim.

 


Shtuar 5.01.2024 09:20