Rrahu 17 vjeçarin dhe kundërshtoi policinë, përfundon pas hekurave 22 vjeçari

Policia e Hasit ka arrestuar një 22 vjeçar banues në Bardhaj pasi është përfshirë në një konflikt me një shtetas të mitur.

M., 22 vjeç u arrestua pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. B., 17 vjeç, banues në Nikoliq, Has, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Shtetasi T. M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë shërbimet policore.

Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.


Shtuar 17.03.2021 11:35

Tags: