U takua me Erion Veliajn, Kastro Zizo i përgjigjet për herë të parë fjalëve për lidhjen me Ajola Xoxën

Klevis Bega, i cili njihet ndryshe me emrin e artit Kastro Zizo, si rrallëherë ka bërë një postim në rrjetin social Facebook lidhur me fjalët që kanë qarkulluar në media sociale se ai dhe bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa kanë qenë në një lidhje.

Fjalët kanë nisur nga një fotografi që  dy personazhet kanë pozuar bashkë nga koha e gjimnazit.

Për shkak të këtyre fjalëve, ditën e djeshme shkaktoi goxha bujë bashkimi i Begës me Veliajn, ndërsa u shkrua se Begu dhe Veliaj nuk shiheshin dot në sy për shkak të së kaluarës.

Begu ka bërë një status të gjatë në rrjetin social Facebok, ku shkruan se asgjë nuk është e vërtetë ndërsa me Veliajn është bashkuar sepse i është dhënë hapësirë pr mendimet e tij.

 Per ata qe nuk shohin ne sy

Ka disa muaj ne fakt qe kam dashur ti them nja 2 fjale lidhur me daljet e mia publike krah antareve dhe eksponenteve te partise socialiste…por duke pasur shume angazhime dhe pune reale dhe jo “pune fejsbukjane” thjesht kam mbyllur sy e vesh dhe kam vazhduar jeten time. Nje jete e mbushur me veshtiresi, intriga, vuajtie por kurre me tradheti nga une siç u pretendua nga disa te njeres apo tjetres parti qe jane ne Pazar. Kush me njeh e di mire se sa shume kam bere per shume te tjere ne ate pak hapsire artistike apo mediatike qe kam dhe kam pasur dhe po ata e dine mire qe ska njeri ne bote qe une mos ta shoh ne sy per nje apo disa arsye pervecse kur gaboja dhe syte i coja ne toke vetem para mamase sime te ndjere.

Jam rritur me virtyte te larta dhe nga nje familje qe do ta kishte zili kushdo dhe per ato vlera nuk do te shitesha te askush dhe per asgje. Une jam nje artist i lire ne nje vend me 1miljon probleme qe ka deshiren e mire qe ato probleme ti bej 999999 dhe sado pak te jap nje dore ne gjithe kete qe po ne jemi autore. Dhe vetem se bej dot! Kam bere zgjedhjen time politike sepse gjeta dhe mu dha hapsire qe dhe mendimet e mia “te çmendura” tmi mbeshtesin per nje sistem me te mire. Koha do te tregoje nese une kam gabuar apo jo…por boll gabime kam bere ne jete, jam lodhur nga gabimet dhe kam kuptuar qe jeta eshte shume e shkurter per te nxjer vrer dhe per tu marr me grate e botes neper “social”.

Tashme une di sekretin e te mos gabuarit, di sekretin e te berit nje jete me te mire ne familje, 3 te shtrenjtit e mi dhe nje bote qe nuk eshte aq e zeze sa mendoja. Lexova diku qe “Kastrua” ka ngel pa pune dhe vajti takoi Lalin dhe ky i fundit si “ishin” e gruas e ndihmoi! Po sa qesharak dhe Plithare qe jeni ?, po nuk di as te qesh sepse eshte si ndjesi dhe koncept i ri njerezor ku e qeshura dhe e qara jane bashke por ne nje pellg te madh llumi injorant. Po skeni faj se shani “komunistet” dhe ne bufe keni ende veprat e Xhaxhit por te stiluara nje flet palose 1 lere ashtu…shihni 1 femer dhe 1 mashkull ne nje foto dhe 1+1=7 me aritmetiken tuaj arrini ne perfundimet tuaja. Jam nga ai brez qe ka rritur shume breza dhe jam krenar per kete, jam krenar qe gjimnazin e kam bere ne “Petronin” dhe ato vite kane qene brilante ne nxjerien e njerezve me vlera te larta artistike, politike, morale..

Brezi i Ajoles, Arbanes, Erises, Alketes, Redit, Ëestsajdeve ( ËSF) , Produktave ( PRODUKT 28 ) e pa fund te tjereve qe i kerkoj ndjese qe spo i shkruaj. Te gjithe kemi familjet tona sot dhe te gjithe kemi luftuar shume per ate qe kemi. Kur “luanim” “deputetçe” ne senatin e shkolles edhe pas ndo1 debati, ne fund sa shijohej ajo kafja me ate teken e konjakut te lokali ngjit. Pas 30 vitesh duhet te kishim marr shume mesime dhe 1 nder to eshte Qytetaria dhe berja e nje politike te paster pa cenuar ne vet te pare dhe ne familje por me sa shoh ka ende pune per tu bere. Une besoj shume qe nje vend i mire e bejne banoret e mire dhe ne jemi Shqiptare te vuajtur por te mire! Dashuroni njerez, beni palester, pini ndo1 got vere, po dhe ndo1 këte ndo1here se eshte tymnaje frymezimi dhe jeten shijoheni per femijet, familjet, motrat, vellezerit , te dashurit tuaj dhe do shihni se sa mire do te ndiheni. Nje dite te bukur dhe plot dashuri ?
P.s meqe une dhe Lali nuk shiheshim dot ne sy po ju shohim juve! ??

 

Per ata qe nuk shohin ne sy

Ka disa muaj ne fakt qe kam dashur ti them nja 2 fjale lidhur me daljet e mia publike krah…

Posted by Klevis KZ Bega on Wednesday, March 17, 2021


Shtuar 17.03.2021 11:40