Mediat italiane duket se kanë zbuluar një romancë të re në botën e futbollit.
Bëhet fjalë për portierin e Totenhemit dhe Italisë, Xhulialmo Vikario, i cili duket se është në një lidhje me yllin e “Grande Fratello” (Big Brother) Antonela Fiordelisi.
Modelja është parë që ka kaluar natën e ndërrimit të viteve në Londër dhe sipas “Corriere dello Sport” arsyeja ishte takimi me portierin 27-vjeçar.
Antonela përveç se modele, është gjithashtu dhe një influencer në rrjetet sociale, ku numëron 1.5 milionë ndjekës në “Instagram”.