Roma dhe Tirana drejt marrëveshjes për kthimin e të burgosurve shqiptarë në atdhe

Pas marrëveshjes së njohjes reciproke të kontrubuteve shoqërore, të firmosur në Romë më 6 shkurt, Italia dhe Shqipëria janë drejt arritjes së një marrëveshjeje tjetët.

Mediet italiane bëjnë me dije se dy vendet po diskutojnë mundësinë e një marrëveshjeje sipas së cilës të burgosurit shqiptarë në Itali, të mund të vuajnë dënimin në atdhe.

Kjo është hipoteza mbi të cilën po punohet, sipas asaj që raporton kreu i Departamentit të Administrimit të Burgjeve, Giovanni Russo në një seancë dëgjimore në Komisionin e Drejtësisë.

Kostot do të mbulohen nga vetë shteti italian, raporton Sky Tg 24.

“Me një kosto prej 34 euro në ditë për çdo të burgosur shqiptar në burgjet e saj, Mbretëria e Bashkuar ka lidhur një marrëveshje me Shqipërinë për të vuajtur dënimin në vendin e tyre. Na ra në mendje, shpjegoi Russo, të përsërisim të njëjtën marrëveshje me disa modifikime: jo për të dërguar para në Shqipëri, por për të ofruar shërbime të tipit penitenciar”./albeu.com