Roja rrëzohet nga kati i 15-të i pallatit në Sarandë, humb jetën

Paraditen e sotme roja i një pallati në Sarandë ka rënë nga kati i 15-të në atë të 14-të dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 30.10.2021,  rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com

 

 


Shtuar 30.10.2021 11:31