Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, një ditë pas kthimit nga Komuniteti Politik Evropian që u mbajt në Pragë, tha se ishte kthyer me një sërë marrëveshjesh të firmosura.
Komentet Osmani i bëri teksa mbajti një konferencë për shtyp pranë Ministrisë së Jashtme, ku tha se ky takim ishte i ndarë në 2 pjesë, atë të sigurimit dhe atë të energjisë dhe ekonomisë, ndërsa sipas tij, Maqedonia zgjodhi të merrte pjesë në atë të energjisë dhe ekonomisë, sepse pikërisht aty ka më shumë nevojë.
Ai shtoi se në këto takime u firmosën një sërë marrëveshjesh bileaterale të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe energjisë me vende të ndryshme, duke parë edhe gjendjen e krizës së energjisë në të cilën ndodhet vendi.
Shefi i diplomacisë maqedonase bëri me dije gjithashtu se zhvilluan takim edhe me kryeministrin e Ukrainës, Denis Shmihall, ku nënshkruan një sërë marrëveshjesh në lidhje me shkëmbimet tregtare në kushtet e agresionit ushtarak rus në Ukrainë./albeu.com/