Rithemelimi nxjerr listën, ja drejtuesit e rinj të 10 degëve

Rithemelimi ka përfunduar procesin e zgjedhjes së kryetarëve të 10 degëve të demokratëve. Mësohet se ky proces, u mbajt nga datat 23 dhe 24 mars, ndërsa votimi nisi nga ora 8:00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18:00.

Njoftimi:
Bazuar në Vendimin Nr. 3, datë 26 shkurt 2024 të Kryesisë së PDSH dhe në Vendimin Nr. 4, datë 28 shkurt 2024, të Komisionit për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale, në datat 23 dhe 24 mars 2024 u zhvilluan zgjedhjet për Kryetar në 10 degë të PDSH.

Procesi u hap në orën 8.00 dhe u mbyll në pjesën më të madhe të degëve në orën 18.00.

Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:

1.PD dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave

2.PD dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave

3.PD dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave

4.PD dega PEqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave

5.PD dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave

6.PD dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave

7.PD dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave

8.PD dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave

9.PD dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave

10.PD dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë aktive e procesit të votimit për zgjedhjen me parimin një anëtar një votë të Kryetarëve të degëve të tyre.

KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE

 


Shtuar 25.03.2024 09:07