Policia e Rinasit ka nisur hetimet për dy shtetase, nënë e bijë të cilat tentuan të kalonin 40 mijë euro të padeklaruara duke i fshehur në trup.
Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. S., 66 vjeçe dhe E. K., 43 vjeçe (nënë e bijë), të dyja banuese në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën secilës prej tyre, 20 000 euro të fshehura në trup, me qëllim mosdeklarimin konform ligjeve në fuqi.
Shuma 40 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës material.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com./