Rikthehet “gangsterja” e Bilishtit, Deizi Arapi sherr me 22-vjeçarin, i përplasin makinat njëri-tjetrit

Deizi Arapi, 28-vjeçarja nga Devolli është rikthyer edhe njëherë në qendër të medieve.

Policia lokale bën të ditur se Arapi dhe 22-vjeçari Nallbati nga qytet i Bilishtit janë konfliktuar për motive të dobëta në qendër të qytetit.

Kaq ka mjaftuar që Arapi të përplasë makinën e 22-vjeçarit dhe ky i fundit ka bërë të njëjtën gjë duke e dëmtuar mjetin e Arapit.

Per të dy këta prokuroria ka filluar hetimin në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet”, njoftuan blutë e qytetit.

Deizi Arapi edhe herë të tjera është bërë objekt i mediave, për shkak të ngjarjeve të ndodhura mes saj dhe personave të tjerë te akuzuar për djegien e automjetit te saj, ngjarje kjo e ndodhur një vit më parë.

28 vjeçares edhe herë të tjera në derë të shtëpisë i janë djegur mjetet dhe policia për të gjitha ngjarjet ka nisur hetimet.


Shtuar 2.12.2023 16:13