Rikthehen vdekjet nga Covid në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19. Gjithashtu janë raportuar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë viurs.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

26 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 768 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.664.711 doza të vaksinës.

Deri më sot 780.228 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.430 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.000.

Në total numri i rasteve aktive është 349./albeu.com/


Shtuar 26.12.2021 15:19