Orët e para të ditës paraqiten me vranësira të shpeshta dhe shira të pakta në zonat verilindore dhe skajin juglindor. Ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Sipas Meteoalbe, duke ju afruar mesditës vranësirat largohen, duke i lënë vendin motit të kthjellët.
Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 6°C deri në 26°C./albeu.com