Gjykata e Apelit Administrativ pranon padinë e prokurores Sonila Muhametaj, e cila më herët kishte aplikuar për të qenë pjesë e SPAK por vendi i saj u plotësua nga dikush tjetër.
Sonila Muhametaj, prokurore e Krimeve të Rënda, paditi në gjykatën administrative një vendim të KLP që e s’kualifikuan nga gara për emërimin në SPAK. Prokurorja kërkon gjyqësisht shpalljen nul të emërimit të Elvin Gokaj dhe Alfred Shehut, pasi sipas prokurores ata nuk i kanë marrë pikët me meritë./albeu.com