Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimin e fundit të SPAK, ku në qendër janë trafikantë droge që pastronin paratë në ndërtime dhe resorte.
Lala foli për përmendjen e emrit të Samir Manes në dosjen hetimore, pasi trafikantët e dyshuar donin të ndërtonin në Green Coast dhe sipas mesazheve kanë dërguar ndërtuesin Ilir Shtufi për të folur me Samir Manen dhe për t’i ofruar tre milionë euro.
Të lidhura
None found
Biseda:
Ylli Rakipi: Kjo që përmendet me Samir Manen, meqë turma kërkon revolucion dhe gjak, mos duhet marrë ky?
Klodiana Lala: Alfredo Hamzaj dyshohet kreu i një prej grupimeve kriminale, që bën trafik droge nga Amerika e Jugut në vendet e BE. Grupi i dytë Artur Koçeku. Flasin këta me njëri tjetrin, kanë blerë prona, thonë kemi atë tokën tonë, por duhet dakordësia e Zamirit, pasi nuk mund të ndërtosh në një zonë ku është Green Coast. Ata pretendojnë se do të dërgojnë Shtufin për të biseduar me Manen dhe ofrojnë 3 mln euro për lejen. Duhet të sqarojmë dicka, zoti Mane nuk del në komunikime të drejtpërdrejta me ta. Ama nuk dimë, janë ndërtuar këto vila? Sa kana kushtuar? Si kanë hyrë paratë? Pra këta flasin për të. Ai është biznesmen që përmendet në dosje hetimore. Prezumohet i pafajshëm derisa hetimi të provojë të kundërtën. Këto 30 vila u ndërtuan? Po hoteli? Kush ka aplikuar për leje? A përkon kjo leje në të njëjtën kohë që bisedohet në aplikacionin e koduar mes personave të dyshuar për trafik narkotikësh? Dosja na ka dëshmuar, se kemi bashkëpunim mes trafikantëve dhe biznesit shqiptar. Kjo e tregon qartazi dhe hapur.
