Rrugët e Selanikut janë kthyer në lumenj nga reshjet e dendura të shiut që filluan të bien orët e fundit duke krijuar probleme në qarkullim.
Problemet e krijuara nga moti i keq që goditi Selanikun janë të shumta, ku këmbësorët e kanë pothuajse të pamundur për të lëvizur edhe në qendër të qytetit dhe drejtuesit e mjeteve thuajse nuk lëvizin dot në vende të ndryshme.
Vihet re se ka shumë raportime për rënie të pemëve dhe breshër. Pamjet e publikuara janë nga stacioni i trenit në Egnatia Odos./albeu.com