Rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave si pasojë e helmimit nga uji në Deçan

ka shkuar në dy numri i viktimave në Deçan, ku paraprakisht dyshohet se  800 qytetarë janë helmuar nga uji.

Këto dy raste të vdekjes i ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Nikçi ka deklaruar se prokurori ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre.

“Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”,- ka thënë Nikçi për Klanin.


Shtuar 13.07.2021 10:30

Tags: , ,