“Rektorët i cakton Shullazi”, Berisha bën denoncimin e fortë: Biznesmenëve u presin rrugën banditët

Ish-kryeministri Berisha gjatë “Foltores” së tij me gratë demokrate, ka hedhur akuza të rënda mbi qeverinë Rama.

Berisha është shprehur se qeveria e Edi Ramës ka krijuar një klimë armiqësore për biznesin.

Ai ka thënë gjithashtu, se në vendin tonë edhe rektorët e universiteteve i caktojnë banditët.

“U them dhe biznesmenëve që kanë kapur shtetin se e kanë gabim, hiqni duart nga shteti, larg duart nga shteti. Një bizmesmen socialist i thoshte një mikut tim që në kohën e Partisë Demokratike punonin shumë të qetë.

Nuk kisha asnjë pengesë për biznesin tim, merrja pjesë në tendera, paguaja dhe bëja punën, tani nuk punoj dot më. Më duhet të paguaj sekserin. Më del banditi aty dhe më thotë, çfarë do ti tender, ik largohu.

Këtyre edhe rekotrët ua caktonte Shullazi. Ju garantoj unë se ne do të rikthejmë klimën më miqësore për biznesin duke kthyer konkurencën e lirë dhe zbatimin e ligjit. Kjo do të jetë dhe me barrë më të ulët të mundshme fiskale”, u shpreh Berisha./albeu.com/