Rekordet e infektimeve, Skënder Brataj e thotë troç: Omicron do prekë të gjitha familjet

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, i ftuar në Breaking në Top Neës ditën e sotme foli për situatën aktuale të COVID në Shqipëri.

Brataj tha se varianti i ri Omicron ka shtuar ndjeshëm rastet e reja të infektuara në vendin tonë, por edhe në mbarë botën.

Grumbullimet e shumta dhe festat e fundvitit sipas Bratajt janë shkaku kryesor i shtimit të infektimeve.

Shefi i Urgjencës shtoi se Omicron do t’i prekë të gjithë familjet, por bëri thirrje që të mbrohen fashat në rrezik.

“Omicron po hyri në familje, do i prekë të gjithë, të mbrohen fashat në rrezik. Dje numri më i lartë i infektimeve, shtrimet në spital janë tregues. 130 të shtruar në spitale, situata e qetë krahasuar me një vit më parë.

Kurimi në kohë reale shkurton qëndrimin në spital. Nuk janë ezauruar as 50% e kapaciteteve në spitale,” tha Brataj./albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 13:14