Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka adresuar disa çështje të rëndësishme që duhet të merren parasysh nga Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Në mbledhjen online, Celibashi përmendi dy nga çështjet që ka adresuar edhe në letrën e dërguar krerëve të Partive politike, votimi nga jashtë dhe herësi.
Gjithashtu, kreu i KQZ-së theksoi se është e nevojshme që të mundësohet vota, për një kategori votuesish që nuk mund të shkojnë dot në qendrat e votimit.
Ai kërkoi përmirësim të rregullave për financimin e Partive politike dhe të fushatës së tyre zgjedhore.
“Po paraqes një listë të aspekteve të reformës zgjedhore që duhet të adresohen nga komisioni i posaçëm parlamentar. Kemi sjellë në vëmendje që do të duhet të adresojmë, së pari çështjen e sigurimit të të drejtës së votës për një kategori votuesish që nuk kanë të mundur të shkojnë në qendrat e votimit. Do t’i lëmë pa votuar apo t’u ofrojmë një mundësi që ata të votojnë, e cila duhet të ofrojë të gjitha garancitë në lidhje me fshehtësinë e votës. Mendoj se është çështje që duhet të adresohet. Janë rreth 30 mijë votues shqiptarë që për arsye objektive se kanë të mundur të paraqiten në qendrat e votimit.
Gëzojnë zotësinë e plotë juridike për të votuar por nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e votës. Kam sjellë në vëmendje për plotësimin e rregullave për fushatën zgjedhore, online, internet dhe rrjete sociale. Aktualisht Kodi Zgjedhor rregullon zhvillimin e fushtës elektorale vetëem në mediat tradicionale, radio dhe TV. Mendoj që duhet të përmirësohen apo të plotësohen rregullat me financimet e partive politike dhe fushatës. Të përcaktojmë rregullat për të ashtuquajturat plaëve të treta, të përmirësohen rregullat aktuale të fushatës zgjedhore dhe partive politike. Mendojmë që për partitë politike që nuk janë regjistruar në zgjedhjet e fundit të mos i nënshtrohen auditimit financiar.
E them këtë sepse konsumon për KQZ energji dhe kapacitete njerëzore, dhe kohë që në mënyrë të dobishme mund t’i qasim vërtet për ato parti që kanë peshë politike dhe marrin fonde nga buxheti i shtetit. Ka nevojë për ndryshime për ligjin për partitë politike, për përditësimin e të dhënave në lidhje me organet drejtuese, përfshi edhe afatet për depozitimet përkatëse. Mendoj që parti në dy apo zgjedhjet e fundit që nuk kanë marrë asnjë mandat, për t’u regjistruar në KQZ do të duhet të riparaqesin një listë me nënshkrime mbështetësish.
Pasi një parti regjistrohet si subjekt dhe nuk paraqet asnjë kandidat, e angazhon komisionin me kohë dhe energji. Këto nënshkrime mbështetësish t’i paraqesin që në momentin kur paraqesin kërkesën për t’u regjistruar si subjekt. Çështja tjetër ka të bëjë me numërimin,. Do të vazhdojmë në qendrat e votimit sikurse sot apo do t’i kthehemi eksperiencës së viteve të shkuara, ku numërimi bëhej në qendrat e votimit. Mendoj se në situatën aktuale dhe në gjithë eksperiencën e viteve të fundit, mendoj se ka ardhur që ta rikonsiderojmë këtë opsion”, u shpreh ai.