Recituan poezi kundër luftës në Ukrainë, gjykata dënon me burg dy poetët rusë

Gjykata e Moskës ka dënuar me burg dy shtetas, pasi lexuan poezi kundër sulmit të Putinit në Ukrainë.

Që prej nisjes së luftës, autoritetet ruse kanë arrestuar me mijëra njerëz, të cilët kanë guxuar të dalin kundër.

Artyom Kamardin është dënuar me shtatë vite burgim, e Yegor Shtova me pesë vite e gjashtë muaj.

Kamardin 33-vjeç, ka thënë se mbyllja e tij në burg ishte e dhunshme, duke pretenduar se policët e kanë përdhunuar dhe e kanë detyruar ta regjistrojnë në një video duke u kërkuar falje.

Pra, Kamardin ka recituar “Më vrit, milic” në një shesh të Moskës, duke brohoritur slogane të projektit “Rusia e madhe” që ka për qëllim aneksimin e jugut të Ukrainës.

Për këtë, dyshja janë dënuar “për nxitje të urrejtjes” dhe thirrje për aktivitete “që rrezikojnë sigurinë e shtetit”.

Dhjetëra miq të tyre u shfaqën në sallën e gjyqit për t’i mbështetur familjet e tyre, kurse pas verdiktit babai i Kamardinit tha se e tërë historia është një “turp”.


Shtuar 28.12.2023 17:22