Carlo Ancelotti do të vazhdojë ta drejtojë Real Madridin edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa në verën e vitit 2024 në stol do ta pasojë Xabi Alonso.
Kështu pretendon “Bild”, e cila shkruan se Florentino Peres ka vendosur që basku, i cili ka veshur fanellën e “klubit mbretëror” nga viti 2009 deri në vitin 2014, të jetë trajneri i ardhshëm.
Drejtori sportiv i Bayer Leverkusen, Simon Rolfes, ka rënë dakord gjatë muajit maj që Alonso të qëndrojë në stol sezonin e ardhshëm.
U përmend se ish-asi i Real Sociedad, Liverpool, Real Madrid dhe Bayern mund të marrë përsipër Paris Saint-Germain këtë verë, por nuk ka asgjë, sepse ai i premtoi vetes klubin më të madh në botë.
Alonso bëri përshtypje në pankinën e Bayer-it, sepse mori skuadrën kur ishte në vendin e 17-të në tabelë dhe e çoi në vendin që të çon në Europa League, ku arriti në gjysmëfinale këtë sezon.
Klubi nga “Bay Arena” ishte një trampolinë e madhe për të dhe në sezonin e ardhshëm do të tentojë t’i rikthejë në Champions League.
“Bild” shkruan se drejtuesit vendosën t’ia plotësojnë dëshirën kryesore dhe të sjellin Granit Xhakën nga Arsenali.