Raportimi i Dumanit në Kuvend, gazetari bën deklaratën e fortë: Ja se kur do të thirret Edi Rama në SPAK

Përmes një interviste televizive gazetari Poli Hoxha tha se është i bindur që brenda kësaj verë do të thirret edhe Edi Rama në SPAK.
Hoxha: PD-ja e masakroi Dumanin politikisht, ndërsa mazhoranca e Ramës kënaqet me të. Përpos Majkos që bëri një kritikë, ndërsa të tjerët ishin të kënaqur. Më respekt për grupit që e akuzoi dhe i tha se kishte ndikim politik.

Kryeskuthja ishte drejtuesja e mazhorancës, duke mos ndërprerë asnjë fjalim propagandistik apo sulmues. SPAK si qëllimësi ka luftën ndaj të korruptuarve dhe këta janë bashkë në SKY. Më mirë që ndodhi kështu në Kuvend, sepse unë mbroj SPAK-un dhe ndaj tyre duhet një lloj presioni në disa çështje.

Aty u këmbëngul dhe Dumani ishte i qartë. Nuk ka vija të kuqe dhe duhet pritur pasi kushdo do të thirret. Unë jam i bindur që brenda kësaj verë do të thirret edhe Edi Rama në SPAK. Kjo lloj politike që është ngritur SPAK, pasi nuk e kemi ndryshuar me votë, të gjithë janë në një thes, së paku derivatet e tyre, në pandëshkueshmerinë 30-vjeçare.


Shtuar 15.07.2024 23:32

Tags: ,