Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.011 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Deri më sot 772.388 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.892.
Në total numri i rasteve aktive është 321.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 965 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.358 doza të vaksinës.