Raporti i OSBE/ODIHR për 25 prillin, Basha: SPAK të hetojë dosjen e krimeve zgjedhore

Në një konferencë për media, pas publikimit të raportit përfundimtar të 25 prillit nga OSBE/ODIHR kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar nga SPAK të hetojë krimet zgjedhore.

“Shqiptarët e kërkonin ndryshimin dhe sot e duan ende. Është detyrë e drejtësisë dhe SPAK të ndjekë dosjet e krimeve zgjedhore, duke përfshirë ato që kanë zënë pluhur dhe të ndalë ping-pongun. Të mos lirohen autorët e 339, siç ndodhi dje dhe në veçanti ortakët e krimit të organizuar. Gjendemi para një paradoksi, të gjithë ne kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Në të njëjtën ditë lirohen disa nga personazhet e dosjes së Shijakut që ishte një nga përbërësit e krizës politike në vend. Asnjë nga politikës nuk është hetuar dhe nuk është marrë i pandehur”, tha Basha./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 12:23