Ramës i “mbarojnë argumentet”, kujton ballokumet e Kryemadhit: Futën 12 dhe nxorrën 6

Kryeministri Edi Rama  ka qenë sot në Elbasan nga ku me retorikën e tij të përhershme, ka bërë ironi me opozitën duke kujtuar momentin kur kryetarja e LSI-së publikoi një video ku nga 12 bollokume që fuste në furrë nxirrte vetëm 6.

Rama në fjalën e tij ka thënë se ato nuk janë si kjo forcë politike duke risjellë në vëmendje dhe incidentin e ditës së verës, duke bërë fajtorë opozitën.

“Patronazhisti tha se nuk punojnë me numrin e identitetit në kartë por unë thoja nëse nuk fillo shiu kemi një problem dhe uroj që të fillojë kësthu siç është që të bëhet breshër me 25 prill. Ato që e bënë çorapin e bënë në të gjithë kuadrin e përpjekjes së tyre për zgjedhjet.  Ato i kishin bërë llogaritë gabim. Tani kanë nxjerrë përballë hijen e  patronazhistit, unë jam krenar për të gjithë patronazhistët e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë. Janë ato që e bëjnë PS-së parti të madhe si të gjithë partitë në botë si demokratët e republikanët në SHBA.

Ne nuk jemi parti që vijmë në Elbasan fusim 12 ballokume dhe nxjerrim 6, parti që dhe sot e kanë futur në skenë 12 dhe nxjerr 6 ne nuk jemi si ato. Ne nuk jemi si ato që ditën e verës krijuan trazira në një festë tradicionale. Ato janë ato që ndodhi atë ditë në anën tjetër të bulevardit ditën e verës, Unë sot nuk dua t’ju flas për atë që kemi bërë ju i dini ato por dua t’ju flas pse jam sot këtu. Unë sot këtu dhe në këtë ndeshje ju kërkoj ju shqiptarëve mbështetjen për një mandate të tretë për PS-në unë jam këtu se jam i pakënaqur, unë jam këtu sepse të gjithë ato që kemi bërë nuk janë ato që ne mund duhet dhe duhet të bëjmë për Shqipërinë.

Ne kemi një luftë të madhe për të fituar kundër pasojave të një tërmeti dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga tuneli i pandemisë dhe për të qenë ne Shqipëria e vogël nga më të shpejtët në luftë me armikun e padukshëm”, ka thënë Rama.

 

 


Shtuar 20.04.2021 18:52