Rama zbulon “sekretin”: Princi i Emirateve la porosi që unë të bëja vaksinën

Kryeministri Edi Rama i ftuar në News24, ka deklaruar se kur ishte në Emiratet e Bashkuara, princi kishte lënë porosi që ai të vaksinohej me vaksinën kineze.

Madje Rama, i cili është vaksinuar me “Pfizer” tha se do ta bënte patjetër edhe vaksinën kineze.

Pyetja: Pse hezituat prej fillimit për vaksinën ruse e kineze?

Edi Rama: Ka qenë një proces shumë dinamik procesi i sigurimit të vaksinës. shumë dinamik edhe shumë hatashëm nga pikëpamja e përpjekjeve, konfuzionit dhe kacafytjeve mes vendeve. Pra, nëse do më thoshin na jep një imazh se si ka qenë unë do jepja sherret për të hipur një autobus në momentet e pikut. E keni parasysh që mblidhen të gjithë njerëzit te dera, dhe kush do futet, kështu kanë qenë shtetet për të marrë autobusin e vaksinës. Dhe ne nuk jemi nisur nga një pozitë e favorshme, ne nuk jemi Gjermani, nuk jemi Franca nuk jemi Britania.
Ne jemi një vend modest edhe në përmasa. Jemi një vend jo i fuqishëm. Jemi një vend që gjendemi në zemër të Europës, por është një zemër e Europës që ende nuk është e integruar në trupin e Europës. Është si kjo ku jemi, një mur.

Ne u gjendëm tamam kështu, të rrethuar me mur, për faktin se BE nuk na bëri pjesë të skemës së shpërndarjes së vaksinave dhe kapërcimi i këtyre mureve për të siguruar vaksinën ishte një detyrim por edhe një aventurë pasi fakti është që sot ne jemi vetëm një nga dy vendet në një kolektiv prej 6 vendesh që kemi hyrë në vaksinimin masiv. Të tjerët janë në fazën e dozave simbolike. Dhe në fillim ne siguruam kontratën me Pfizer dhe ishim optimist që do mund të siguronim vaksinat që janë të aprovuara nga EMA duke ndjekur të njëjtën linjë me BE. Kini parasysh se Shqipëria ka ndjekur të njëjtën linjë me BE, edhe kur kanë qenë vende të tjera. P
or ne pamë që kjo gjë nuk ishte e mundur, jo për shkakun tonë por për shkak të faktit që nuk ka vaksina të mjaftueshme. Me këtë punën e vaksinën u bë një situatë ‘o mete për vete’, kur i thonë, por gjëja që duhet kuptuar është se nuk është se ne i kishim vaksinat kineze ose ruse dhe nuk po i merrnim. Nuk është se ishin në pazar dhe nuk po shkonim t’i merrnim, nuk kishte.

Dhe rruga drejt tyre nuk ka qenë një rrugë direkte. Ka qenë një rrugë indirekte me shtete të tjera, me partnerë të tjerë. Dhe falë këtyre partneriteteve që në kohë normale janë kritikuar e janë përqeshur ne arritëm edhe të sigurojmë vaksinën kineze dhe të sigurojmë doza të mëdha. Vaksina kineze ka një kredibilitet shumë të lartë. E para sepse Turqia, një vend që të gjithë e respektojnë si një nga historitë më të admirueshme të suksesit për transformimin e shëndetësisë, po vaksinon me këtë vaksinë dhe po ka shumë sukses.

Emiratet e bashkuara, Arabia Saudite, Bahreini dhe gjithë vendet e Gjirit, po vaksinohen me atë vaksinë dhe po kanë goxha sukses. U hap llafi dhe për hir të të vërtetës në mënyrë shumë të poshtër nga doktor Saliu dhe pastaj nga të tjerë që vaksina kineze është vdekje prurëse, që kinezët vetë e kanë të ndaluar për moshat mbi 60 vjeç, që kinezët na kanë çuar edhe ne një letër e na thonë mos e përdorni për mbi 60, që vaksina qenka e skaduar, nuk e di se ku gjendet në shpirtin njerëzor një zonë kaq e zezë që mund të prodhojë të tilla fjalë për t’i përhapur në eter, në kushtet kur njerëzit janë në ankth, dhe kanë nevojë për mbështetje e siguri. Ajo që dua të them është se kinezët nuk filluan nga lart poshtë, por filluan nga vaksinimi i krahut të punës. dhe faktikisht pjesën 60+ e lanë për më pas.


Shtuar 3.04.2021 18:15