Rama uron Erdoganin për fitoren: Urime zoti President!

Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidentin Erdogan për fitoren.

Përmes një postimi në Facebbok, Rama shkruan “Urime për fitoren zoti President.”

Rexhep Tajip Erdogan u rizgjodh president i Turqisë për 5 vitet e ardhshme, pas numërimit të plotë të votave.

Ai arriti të merrte 51.4 % të votave, kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili ka arritur të marrë 48.6 % të votave.

Ditën e sotme u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi në zgjedhjet e 14 majit, asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme me mbi 50 % të votave për t’u zgjedhur president./Albeu.com.

 

 


Shtuar 28.05.2023 19:54