Rama uron “1 Majin”: Njerëzit e punës bënë realitet projektin e rindërtimit (FOTO LAJM)

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri Edi Rama ka falënderuar punonjësit që bënë realitet projektin e rindërtimit.

Urimin për 1 majin dhe falenderimin për punonjësit e rindërtimit Rama e bëri përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

“Mirë mëngjes dhe me falenderimin nga zemra për të gjithë njerëzit e punës që bënë realitet projektin e rindërtimit, pa të cilët nuk do mund t’u kthenim dot buzëqeshjet familjeve të prekura, ju uroj të diel të qetë”, shkruan kryeministri Rama./albeu.com/