Rama ‘thumbon’ nga Praga: Nuk presim që Brukseli të na tregojë se jemi europianë!

Kryeministri Edi Rama, ka folur sot në Pragë, në “GLOBSEC 2024”, me temën e zgjedhur nga moderatori Steve Clemons, “Rajoni nën rrethim: Brishtësia e Ballkanit Perëndimor”. Rama foli dhe për sulmin kibernetik nga Irani në Shqipëri, pasi u pyet nga Clemons.

“Të shkojmë te pika ku ngremë pyetjen se çfarë duhet të ndodhë që ta konsiderojmë luftën kibernetike një luftë të mirëfilltë…. sipas një kuadri rregullash që e trajtojnë si duhet na duhet të ngremë pyetjen çfarë shkeljesh të shëndetit mendore dhe fizike duhet të ndodhin te fëmijët tanë për ta konsideruar median sociale një problem të mirëfilltë. Jemi ende mjaft larg nga trajtimi si duhet i botës digjitale në tërësi, që vazhdon të fitojë terren në shumë hapësira duke sjellë mjaft të mira por dhe mjaft kërcënime dhe pasoja”, tha Rama.

Më tej ai u ndal edhe te anëtarësimi i Shqipërisë në BE, si dhe situatën aktuale që mbizotëron në Rajon, teksa tha se Shqipëria ka lobuar gjithmonë për paqe dhe dialog.

“Shqipëria është në anë të paqes, dialogut. Bindja jonë e fortë është se nuk duhet ta shohim të ardhmen me sytë e së shuarës. Shumë gjëra bëhen të qarta kur nis prej këtej, dhe mund të ndërmerren më shumë hapa. Në këtë drejtim ne kemi promovuar paqen dhe dialogun me të gjithë. Ndaj ndërmora nismë të vizitoja Serbinë 68 vjet nga vizita e fundit atje. Ballkani perëndimor është në një pozitë shumë më të mirë seç ishte. Nga ana tjetër më duhet të them se nuk shoh më ndonjë ndryshim të madh mes nesh dhe BE, sigurisht kur vjen fjala për ekonominë kemi hendek që duhet ta mbushim, por për pjesën tjetër nuk shoh ndryshim. Do thoja se ne kemi qenë dhe jemi europian dhe nuk mund të vendoset në Bruksel”, tha Rama.


Shtuar 30.08.2024 18:27

Tags: ,