Rama: Të rinjtë në Korçë janë përfshirë në valën e re të teknologjisë

Kryeministri Edi Rama vijon takimet e tij në kuadër të një turi paraelektoral që zhvillon në të gjithë vendin. Këtë të martë, ai është në qytetin e Korçës.

Kreu i qeverisë ka shpërndarë mëngjesin e sotëm një video ku tregon që është pikërisht në këtë qytet. Ai shprehet se në Korçë të rinjtë janë përfshirë në valën e re të teknologjisë.

“Mirëmëngjes nga Korça e bukur, Korça e qytetarisë, e trashëgimisë kulturore, e muzikës, e artit, Korça e punës, e turizmit, e bujtinave fantastike që hapin dyert dita ditës, e fshatit që nuk ka lënë pëllëmbë toke pa punuar, që prodhon, që eksporton. Korça e të rinjve të përfshirë në valën e re të teknologjisë. Nuk ka më mirë se sa nga Korça t’ju uroj një ditë sa më të mbarë”, u shpreh Rama.


Shtuar 1.11.2022 08:27