Rama takon Dua Lipën në Tiranë: Çfarë çike, modeste si të ishte askushi!

Dua Lipa ka mbërritur në Tiranë së bashku me familjen e saj dhe të dashurin Anëar Hadid. Ajo ka zhvilluar një vizitë me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit ka ndarë një foto me yllin e popit që po shkëlqen në botë dhe shkruan:

“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju.

Të lidhura

None found

Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”./albeu.com


Shtuar 23.07.2021 14:42