Rama takohet me senatorët dhe kongresmenët amerikanë, i pret në zyrë me dhurata ( FOTO LAJM)

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, senatorët dhe kongresmenët amerikanë të cilët mbërritën në Tiranë ditën e djeshme.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë fotot ku shihet edhe ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim.

Rama shkruan se partneriteti dhe miqësia me SHBA po forcohet dita ditës.

“Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama.

Nga foto e publikuara, duket që Rama u ka bërë dhe dhurata kongresmenëve/albeu.com

 

 


Shtuar 8.11.2021 12:17