Rama shkarkon drejtorin e Postës Shqiptare, kush e zëvendëson (EMRI)

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga posti drejtorit në postën shqiptare Ervin Bushatin.

Në vend të Bushatit në krye të këtij institucioni është komanduar Anisa Kaltanji.

Bushati qëndroi në këtë detyrë për vetëm disa muaj që pas marrjes së emërimit në shtator të vitit të kaluar.

Ervin Bushati nuk arriti të merrte dot mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai ishte renditur i treti në listën e Partisë Socialiste për Tiranën, por vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj. Ky i fundit, edhe pse ishte i renditur i 23-ti arriti që të thyente herësin dhe të konfirmohej si deputet./panorama


Shtuar 26.03.2022 18:13